Një grua shtatzënë nga Fushë Kosova preket me Covid-19

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

Një grua shtatzënë nga Fushë Kosova është prekur me Covid-19, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bën të ditur nga Komuna e Fushë Kosovës me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Pas konfirmimit se në komunën e Fushë -Kosovës kishim të gjitha rastet të shëruara, nga mbrëmë është një rast i ri i infektuar nga virusi COVID-19”.

“Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila ishte e shtruar në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë për kontroll pasi që është shtatzënë. Sipas informatave të IKSHP-së pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në kontroll të vazhdueshëm”.

“Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës apelon te qytetarët që të përfillin masat e dhëna nga institucionet për lëvizje dhe të kenë kujdesin maksimal sepse situata në të cilën ndodhemi nuk duhet neglizhuar”, thuhet në njoftim.