Thomas Muller do të largohet nga Bayerni Munichu në fund të sezonit.
Kjo vjen pasi që drejtuesit e skuadrës, vendosën që të mos vazhdojnë kontratën e Mullerit dhe do të largohet si lojtar i lirë.
Vetë Muller, në “X” konfirmoi largimin e tij përmes një postimi.
“Klubi ka marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të mos hyrë në bisedime për kontratën me mua për sezonin e ardhshëm. Edhe pse kjo nuk pasqyron dëshirat e mia personale, është e rëndësishme që klubi t’u qëndrojë besnik bindjeve të tij. Unë e respektoj këtë vendim, i cili sigurisht nuk ishte një vendim i lehtë për bordin dhe bordin mbikëqyrës”, u deklarua Muller.