Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka këshilluar klubin që të bëjnë të paktën gjashtë blerje këtë verë, pavarësisht faktit që ata pritet të shpallën kampionë të Ligës Premier.
Liverpooli po i afrohet titullit të Ligës Premier këtë sezon, me ekipin e Arne Slot që ka nevojë për katër fitore nga tetë ndeshje sa kanë mbetur, për ta fituar trofeun e 20-të në histori të klubit.
Sidoqoftë, gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për klubin anglez në garat e tjera, pas ata kanë humbur në finale të Carabao Cup si dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Kupa FA.
‘Të Kuqtë’ po përballen me një situatë të vështirë pasi Virgil Van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah do të mbesin pa kontrata në verë.
Për këtë arsye, Carragher i ka këshilluar ata që të bëjnë gjashtë blerje për të rivitalizuar opsionet e Slot për sezonin e ardhshëm.
“Me gjithë sinqeritetin, kur shikojmë ekipin e Slot, mund të shihet se atij mund t’i nevojiten gjashtë blerje verën e ardhshme”.
“Përforcimet janë të nevojshme pa marrë parasysh nëse treshja e madhe pa kontratë do të qëndrojnë apo jo”.
“Liverpooli ka nevojë për një mbrojtës të majtë për të konkurruar me Robertson, ata kanë nevojë për një mbrojtës për t’u siguruar se nuk ka krizë kur mungojnë Van Dijk dhe Konate”.
“Gjithashtu një mesfushor në mënyrë që Gravenberch dhe Mac Allister të mos luajnë në limite sezonin e ardhshëm. Për të shtuar këtu edhe një mesfushor ofanziv i cili do të shënojë dhe krijojë më shumë se Szoboszlai”.
“Si dhe në fund, një mbrojtës i majtë dhe sulmues qendror i cili mund t’i fitojë ndeshjet njësoj si Mohamed Salah”, ka thënë Carragher.