Një vit pasi dorëzoi pasaportat, Labi shpreh keqardhje për popullin: Pa viza edhe 2020-ta

Labinot Tahiri vitin e kaluar u solidarizua me popullin, duke vendosur që të mos dalë jasht trojeve shqiptare, shkruan lajmi.net.

Një vit pasi dorëzoi pasaportat, këngëtari thotë se populli ynë meriton që të udhëtojë në Evropë pa viza.

Ai thotë se rëndësi për ta ka që ia di dhimbjet vendit dhe popullit, ndërsa shpreh dëshpërimin që vizat nuk u lëshuan as këtë vit.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Pa VIza edhe 2020-ta

Më vje shumë keq për popullin tonë që edhe në këtë vit mbeti pa viza!

Populli im i dashur✊🏻❤️, meritoni shumë që të udhêtoni pa viza drejtë Evropës!
Edhe pse i mbyllur dhe i dêmtuar shumë unë dhe familja ime, poashtu edhe ato familje që kanë përfituar nga vullneti im!
Prap se prap kur e shoh që do prisni nëpër ( Ambasada) nuk ndjehem mirë që të udhëtojë dhe të punojë në qytetet e Evropës.

Për mua ,nuk kishte dert a isha apo jo; deputet, këngëtar apo humanitar! Rëndesi ka që ia di dhimbjet vendit dhe qytetarit tim.

Pra, po qëndrojmë së bashku sikurse dikurë në shtëpitë tona duke shikuar “Treshi Përsheshi” pêr “Vitin e Ri”🎄
Rroftê Kosova Shqiptarêt dhe Diaspora👑

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e
Shqipërisë!
E bën Zoti mirë⭐️⭐️🎄🎄
Ju përshëndesim✊🏻”. /Lajmi.net/