Një grua është gjetur pa shenja në shtëpinë e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00, në Prishtinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.