Merr fund ‘lufta’ mes De Paul dhe Raphinhas, dyshja shfaqin respekt pas ndeshjes duke shkëmbyer fanellat dhe duke u përqafuar

Ylli brazilian Raphinhan ishte cak i futbollistëve të Argjentinës një javë më parë në sfidën Argjentinë – Brazil.

Raphinha kishte përplasje edhe me mesfushorin Rodrigo de Paul, me të cilin janë përballur në sfidën Atletico Madrid – Barcelona.

Përkundër se në fushë De Paul bëri një ndërhyrje të rrezikshme në brazilianin, duket se gjakrat janë qetësuar mes kësaj dyshe.

Pas ndeshjes dy futbollistët kanë treguar respekt për njëri tjetrin në tunelin e stadiumit Metropolitano.

Në një video që po bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale shihet Raphinha duke pritur De Paul dhe më pas dyshja shkëmbejnë fanellat dhe përqafohen.

Gjithsesi gjesti i dy futbollistëve është përshëndetur nga tifozët e futbollit.