Lakers merr fitore të madhe ndaj Rockets, vazhdon ngjitjen në tabelë

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare, por edhe befasitë.

Los Angeles Lakers duket se ka lënë mbrapa krizën e rezultateve dhe ka marrë fitoren e dytë radhazi.

Lakers para adhuruesve të tyre kanë triumfuar me gjashtë pikë diferencë me Houston Rockets 104:98.

Tre basketbollistë të Lakers si Luka Doncic, Finney-Smith dhe Vincent realizuan nga 20 pikë, derisa LeBron James shtoi 16 të tjera në këtë triumf.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe LA Clippers në udhëtim te Orlando Magic 87:96, derisa Boston ka triumfuar në udhëtim te Memphis Grizzlies 103:117.

Rezultatet:

Charlotte – Utah 110:106

Indiana – Sacramento 111:109

Orlando – LA Clippers 87:96

Washington – Miami 94:120

Memphis – Boston 103:117

Oklahoma – Chicago 145:117

Dallas – Brooklyn 109:113

LA Lakers – Houston 104:98