Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se gjatë qeverisjes së tij janë dhjetëfishuar investimet në ushtri.
Ai theksoi se sot pagat në ushtri janë më të lartat në rajon.
“Ka qenë 28 milionë euro. Ushtria më e keqpaguar në Evropë dhe e kapur keq nga korrupsioni. Sot është 280 milionë euro. Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit. Edhe Serbinë e kemi kaluar me pagat në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të katërt në Shqipërinë 2030, paga mesatare të jetë në mesataren e pagave të vendeve të NATO-s”, u shpreh Rama.