Mesfushori i Romës, Leandro Paredes u përfshi në një debat me Rodrygo Goes të Real Madridit gjatë fitores së Argjentinës ndaj Brazilit në kualifikimet e Kupës së Botës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke i kujtuar kundërshtarit të tij se ai ka një Kupë Bote dhe dy tituj të Kupës së Amerikës.
Argjentina fitoi 4-1 ndaj Brazilit me golat e Julian Alvarez, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister dhe Giuliano Simeone.
Paredes dhe Rodrygo përfunduan në një debat në mes të ndeshjes, me brazilianin që thuhet se i tha mesfushorit të Romës se ai është shumë i keq.
Megjithatë, përgjigja e mesfushorit argjentinas ishte edhe më pikante, duke ‘goditur’ direkt yllin brazilian.
Rodrygo was talking trash to Paredes, so Paredes told him he had two Copa Americas and a World Cup and that Rodrygo had zero 💀 pic.twitter.com/UGLah8SvkR
— ESPN FC (@ESPNFC) March 26, 2025
Media të shumta pohojnë se Paredes u përgjigj duke thënë diçka të ngjashme: “Unë kam fituar një Kupë Bote dhe dy Kupa Amerikane, ti zero”.
Ndryshe, ndeshja e fundit mes Argjentinës dhe Brazilit tregoi edhe një herë rivalitetin e madh mes dy kombëtareve latine.
Rodrygo: “You are very bad.”
Paredes: “I have 1 World Cup and 2 Copa America’s, you have zero.” 🥶🥶
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) March 26, 2025