Shpërthim gjatë natës në ambientet e jashtme të një lokali në Tiranë, policia po punon për kapjen e autorëve

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 01:15 minuta të 25 marsit ndërsa nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.