Los Angeles Lakers ka pësuar një tjetër humbje pasi është mposhtur si mysafir nga Orlando Magic me rezultat 118:106, që është humbja e tretë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Luka Doncic.
Për Lakers ishte humbja e tretë dhe tanimë janë në një krizë të rezultateve.
Gjermani Franz Wagner ishte më meritoi për fitoren e Magic me 32 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Paolo Banchero që shtoi 30 pikë.
Në anën tjetër Luka Doncic ishte më i miri te Lakers me 32 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Rezultatet:
Indiana – Minnesota 119:103
Orlando – LA Lakers 118:106
Washington – Toronto 104:112
Brooklyn – Dallas 101:120
New Orleans – Philadelphia 112:99
Denver – Chicago 119:129
Phoenix – Milwaukee 108:106
Sacramento – Boston 95:113