Prokuroria në Mitrovicë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të hënën është kryer një vrasje e dyfishtë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Prokuroria ka thënë se dyshohet që një burrë fillimisht ka vrarë një grua, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria në një njoftim për publikun.
Vrasjet kanë ndodhur disa orë pasi autoritetet kanë bërë të ditur se të dielën në Vushtrri është vrarë një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.
I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë.
Motivet e vrasjeve nuk dihen ende, derisa autoritetet kanë thënë se po kryejnë hetime të vazhdueshme./REL