Shkurtohet ora policore gjatë vikendit

Në seancën e sotme të Qeverisë, u morë vendim për të shkurtuar ndalimin e lëvizjes gjatë fundjavës.

Duke filluar nga nesër, e shtunë dhe e diel, qytetarët do të mund të lëvizin në periudhën nga 05:00 – 19:00.

Të Shtunën dhe të Dielën, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin nga ora 13:00 deri në 19:00, dhe të gjithë qytetarët e rritur mbi moshën 67 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin nga ora 05:00 deri në 12:00.