Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa sot deklaroi se vendi i tij ka marrë një mësim të hidhur gjatë dy muajve të fundit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), se nuk mund të varesh nga furnizuesit e huaj për pajisje thelbësore mjekësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne nuk mund të mbështetemi në një treg që është i pakontrolluar dhe brutal, me një zënkë pothuajse fizike për të blerë një ventilator këtu, një tjetër atje”, tha kryeministri Costa.
Ai njoftoi planet për të rritur prodhimin kombëtar në mënyrë që Portugalia të mund të bëhet e vetëmjaftueshme në prodhimin e maskave, pajisjeve personale mbrojtëse dhe ventilatorë.
Ai tha se nëse Portugalia do të lëvizë nga izolimi aktual dhe “mëson të jetojë së bashku me virusin”, është e rëndësishme që të ketë pajisje të mjaftueshme për frymëmarrje në rast se gjërat shkojnë keq.
Costa foli gjatë një vizite në Qendrën e Inxhinierisë dhe Zhvillimit të Portugalisë, ku një skemë e mbledhjes së fondeve i ka mundësuar që të prodhojë 400 makina frymëmarrjeje këtë muaj.