Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerali Christopher Donahue, vizitoi ushtarët dhe drejtuesit e KFOR-it në Kampin Bondsteel dhe Kampin Nothing Hill.
Donahue falënderoi ushtarët për përkushtimin e tyre dhe mësoi më shumë rreth operacioneve të përditshme.
Donahue u takua edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, e sipas një njoftimi të KFOR-it, ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë dhe misionin paqeruajtës në Kosovë.