Katica Janeva flet për Fatime Fetain dhe bisedat e përgjuara

Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, ka folur sot në cilësinë e dëshmitares në rastin Reket, ku poashtu është e akuzuar.
“Sikur të dini ju se çka di unë për 660 mijë fajllet e përgjuara, nuk do të isha këtu”, ka thënë Janeva. Ajo ka theksuar se nuk e din nëse këto fajlle ende janë në ndertesësn e PSP-së. Sipas Janevës ato kanë qenë të vendosura në sefe të sigurta qe nuk shkrihen as në lavë vullkanike.
Janeva ka folur edhe lidhur me pasardhësen e saj, transmeton Gazeta Lajm.

“Prokruroja Fatime Fetai duhej të ishte zëvendësja ime, por nga arsye të paqarta për mua Këshilli nuk e sjelli atë vendim”, tha Katica Janva në dëshminë e sotme në gjykatë për rastin “Reket”.

Janeva theksoi se nuk e ka të qartë se përse Fetai nuk është emëruar si zëvendësja e saj.