Falsifikuan dokumente zyrtarët e Parteshit, njëri arrestohet e dy të tjerë në arrati

Një person është arrestuar të mërkurën në Gjilan, pasi dyshohet se me dy persona të tjerë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në Komunë e Parteshit, zyrat e gjendjes civile.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshohet që personat në fjalë kanë bërë falsifikimin e disa dokumenteve.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.