Njerëzit me ngjyre, 4 herë më të predispozuar të vdesin nga Korona

NEW YORK, NY - APRIL 10: People wait in line to enter a supermarket which has limited the number of shoppers due to the coronavirus on April 10, 2020 in the Brooklyn borough of New York City. According to John Hopkins University, the global death toll from COVID-19 has now reached 100,000 worldwide with many experts believing that the number is actually higher. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)

Njerëzit me ngjyrë janë katër herë më të predispozuar të vdesin nga COVID-19 sesa bashkëqytetarët e tjerë të tyre, njofton Zyra për Statistika Kombëtare në Britani.

Studimi i ri, i publikuar të enjten zbuloi se gratë me ngjyrë kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga Covid-19 menjë faktor prej 4.3 të pasuar nga burrat me ngjyrë me faktorë 4.2.

Sipas studimit, rrezik për vdekshmëri më të lartë ka edhe tek personat nga Bangladeshi, Pakistani, India si dhe etnitë tjera të përziera.

Rreziku i vdekshmërisë nga koronavirusi është dy herë më i lartë në pjesët më të privuara të Britanisë së Madhe, ku kushtet themelore shëndetësore janë më të dobëta.

Statistikat tregojnë se pothuajse një e katërta e bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar, – 23% – kanë ndaluar tregtinë për shkak të bllokimit.

Sektorët më të goditur janë hoteleritë dhe restorantet, ku 81% e kompanive kanë ndaluar punën, si dhe dhe arti dhe argëtimet, ku 80% nuk kanë zhvilluar operacionet e planifikuara.

Rreth -67%- e kompanive kanë aplikuar për shfrytëzimin e masave qeveritare si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19.