Dafina bën lëvizje atraktive nën ritmet e këngës së re, fton fansat ta bëjnë të njëjtën

Dafina Zeqiri ka pak ditë që publikoi projektin e ri muzikor me titull “A je pendu”, që e solli në bashkëpunim me Cricket.

Kënga e re u prit shumë mirë nga fansat e saj, të cilët i kanë dhënë vetëm komente pozitive këngëtares.

Mëngjesin e sotëm, ajo publikoi një video, ku shfaqet duke vallëzuar nën ritmet e “A je pendu”, ndërsa ftoi fansat t’i bashkohen kësaj ‘sfide’.

“Hej njerëz, sfida “A je pndu” ka filluar, më ndiqni mua dhe bëni lëvizjet tuaja më të mira me “A je pendu”, do t’i postoj videot më të mira”, shkroi Dafina.