Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Përmes një konference për media, Albin Kurti tha se zgjedhjet në Kosovë ishin të lira, demokratike dhe të ndershme ndërkohë që falënderoi të gjithë votuesit. Kurti tha se ka fituar Vetëvendosje dhe ky subjekt do ta formojë qeverinë e ardhshme. Ndërkohë, për partitë që radhiten në vend të dytë dhe të tretë, Kurti tha se edhe po të mblidhen bashkë nuk bëhen sa Vetëvendosje.

“Populli fitoi, fitoi Vetëvendosja, be jemi subjekti i parë, ne jemi subjekti fitues që do ta formoj qeverinë e ardhshme. Nga rezultatet preliminare, se nuk i kemi ato përfundimtare, ata që dolën të dytët dhe të tretët edhe po të mblidhen bashkë nuk bëjnë sa vetëvendosje. Vetëvendosja fitoi, Vetëvendosja është fituese dhe ecim bashkë përpara drejt qeverisë së re. Koalicioni ynë fitues do ta formoj qeverinë e re, Kurti 3”, tha Kurti