Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha “duhet ta kthejmë fenë”, duke folur në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Capitol Hill, në Uashington.
“Duhet ta kthejmë atë [fenë] shumë më të fortë. Është njëri nga problemet më të mëdha që i kemi pasur gjatë periudhës së fundit goxha të gjatë” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë para turmës, raporton televizioni CNN.
Në pjesën e fundit të fjalimit, presidenti amerikan gjithashtu tha se nuk beson që dikush mund të jetë i lumtur pa besim.
“Unë vërtet besoj që nuk mund të jeni të lumtur pa fe, pa atë besim. Unë vërtet e besoj këtë, thjesht nuk shoh se si mund të jeni [të lumtur pa fe]” – shtoi miliarderi republikan.
“Prandaj, le ta kthejmë fenë, le ta kthejmë Zotin në jetët tona” – tha Trumpi.