Një tërmet me fuqi prej 5.1 ballë godet Iranin

Një tërmet me fuqi prej 5.1 ballë sipas Rihterit ka goditur sot në mëngjes pjesën perëndimore të Iranit.

Nga Qendra sizmologjike e Universitetit të Teheranit bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Firuz Abad, në provincën Loristan.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në thellësi prej 7 kilometrash nën tokë.

Momentalisht nuk ka informacione për pasoja nga tërmeti.

Irani radhitet një nga vendet më aktive sizmike në botë.