Mustafa pjesë e Samitit të EPP-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, do të jetë pjesë e Samitit të Zagrebit, kjo pasi që Mustafa, do të marrë pjesë në takim me liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane.

LDK-ja ka bërë të ditur se Mustafa në këtë takim/ video-konferencë do të marrë pjesë me ftese të presidentit të EPP-së, Donald Tusk.

Sipas njoftimit, në këtë video-konferencë do të diskutojë edhe për situatën aktuale politike por edhe për kërkesën për liberalizimin e vizave.

Në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucionalë dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të EPP-së, z. Donald Tusk, do të merr pjesë në takim – video-konferencë, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim Kryetari Mustafa, do t’i diskutoj prespektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin. /Lajmi.net