Samiti i Zagrebit, BE ende pa ftesë për Kurtin dhe Konjufcën

Nesër do të mbahet Samiti i Zagrebit përmes një video-konference mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

BE i ka dërguar ftesë për pjesëmarrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, por të njëjtën ende nuk e kanë marrë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm, Galuk Konjufca, njofton Klan Kosova.

Për këtë çështje pritet që Kurti pas pak çastesh të sqarohet nëse ka ose jo ftesë, ndërsa në MPJ për klankosova.tv kanë thënë se Konjufca ende nuk ka marrë ftesë, por se janë në komunikim me Brukselin.

Po ashtu, Klan Kosovës i është thënë nga një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti, se ftesa i dërgohet përfaqësuesve të lartë instiuticionalë të Kosovës dhe se i mbetet shtetit të vendosë se kë dërgon për përfaqësim.