Dy burra dhe një qen u bllokuan në shtëpinë e tyre në Los Angeles, ndërsa zjarri përfshiu vendin.
Zjarret kanë përfshirë Kaliforninë jugore, duke detyruar dhjetëra mijëra të evakuohen.
Një video, e shpërndarë gjerësisht në X, tregon flakët masive që rrethojnë pronën.
Kamera lëviz për të treguar shtrirjen e zjarrit.
“Do të jemi mirë”, dëgjohet të thotë burri, duke filmuar kaosin dhe duke u munduar ta qetësojë qenin.
Përdoruesi që postoi videon e përditësoi më vonë situatën.
“Qeni dhe të dy njerëzit e tij ishin në gjendje të evakuoheshin në mënyrë të sigurt”, konfirmoi ai.
Zjarri ka detyruar shumë njerëz të evakuohen, me rrugët e bllokuara dhe shumë banorë që ikën në këmbë pasi braktisën veturat e tyre.
Shpejtësia e erës ka komplikuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke e bërë atë shumë të rrezikshëm.
Autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e saktë të flakëve.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom vizitoi zonën dhe përshkroi dëmet, duke zbuluar se “shumë struktura” tashmë ishin shkatërruar.




