Pjesë të Komunës së Çairit dhe Aerodromit sot pa energji elektrike

Një pjesë e Komunave të Çairit dhe Aerodromit për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, do të mbeten sot pa energji elektrike.
Nga EVN njofuan se nga ora 08:30 deri në 14:30, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rr. Stojko Jovanovski, pjesë e rr. Maksut Sadiq dhe një pjesë e rr. Pere Toshev në Komunën e Çairit, ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 12:00, do të kenë ndërprerje përdoruesit e një pjese të rr. Todor Çangov, më saktë pjesa e nënrrugëve përreth ndërtesës së ish – Pellagonisë,
si dhe nënrrugicat tek nga nr. 35 deri në nr. 57./MIA