Të nderuar motra dhe vëllezër të Karadakut, Sllupqanit, Likovës dhe gjithë shqiptarisë, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes së Dëshmorit Visar Krasniqi t’ju uroj ditën e shpalljes së Sllupqanit si Zonë të Lirë!
Unë personalisht nuk kam ndonjë meritë për ketë Ditë, sepse unë iu bashkangjita Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare 34 ditë më vonë!
Pas rënies së vëllaut, Visarit, më 2.06.2001 në luftën e ashpër me forcat maqedonase, ndjeva obligim moral dhe kombëtar që ta përcillja zërin dhe amanetin e tij për çlirimin e tokave shqiptare!
I juaji përjetësisht
Ardian Krasniqi