Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka falënderuar pjesëtarët e institucioneve të sigurisë si ushtarët, policët, agjentët e AKI-së për punën e shkëlqyer që ata po bëjnë në mbrojtje të Kosovës.
Ky falënderim vjen pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc, ku u dëmtua rëndë infrastruktura kritike e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Haradinaj ka thënë se angazhimi i të gjitha njësive emergjente, dëshmon se Kosova është vend i sigurt.