Sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve sot dërguan shpallje të 1 Majit në të cilën kërkojnë ndërmarrje të masave të cilat do t’i mbrojnë punëtorët.
Kërkojnë të mos u jepet mbështetje financiare firmave të cilat do të largojnë punëtorë nga puna gjatë krizës, të sillet dekret me të cilin paga e punëtorëve nuk do të mund të zvogëlohen më shumë se 20 për qind dhe kompensim në para të marrin edhe personat të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës me marrëveshje ose për shkak të gjoja prishjes së disiplinës.
Në shpallje këkohet edhe mbrojtje e punëtorëve të furrave, përkatësisht edhe për to të sigurohet ndihmë financiare prej 14.500 denarë, si dhe të ndalohet llogaritja e shkallës së interesit gjatë krizës.
Sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve kërkojnë të konsultohen gjatë përgatitjes së masave të cilat kanë të bëjnë me to edhe asnjë vendim i tillë të mos kalojë pa pajtimin e tyre.