Zaev: Të gjithë të bëjmë përpjekje për të ruajtur vendet e punës

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dërgoi urimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në të cilën ai bëri apel që të bëhen përpjekje për të ruajtur vendet e punës dhe për të ardhura të denja.

“Për shkak të pandemisë globale nga koronavirusi, këtë vit, Ditën e punës e shënojmë në rrethana të pazakonta, të jashtëzakonshme, në të cilat solidariteti, ajo marrëdhënie e ndërsjellë me të tjerët, me punëtorët është themeli i moralit tonë. E gjithë bota ka treguar solidaritet, që është parë rrallëherë më parë – kjo po ndodh edhe në vendin tonë. Mbi të gjitha, qytetarët kanë treguar solidaritet me që janë në rend të parë të luftës kundër virusit duke iu përmbajtur masave mbrojtëse. Shumë prej tyre kanë gjetur mënyra kreative për të krijuar pajisje mbrojtëse për punonjësit tanë shëndetësor, dhe shumica e kanë bërë këtë falas. Shumë individë dhe kompani kanë dhuruar ushqim për familjet më të rrezikuara. Shteti është kujdesur për sektorët që janë prekur më së shumti për të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për të ruajtur vendet e punës”, thotë Zaevi në urim.