Raportohet e zhdukur një vajzë në Prizren

Një vajzë është raportuar e zhdukur në fshatin Landovicë të Prizrenit të enjten.

Nëna e vajzës ka raportuar se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.