Dalja nga kriza ligjore do të kërkohet te zgjedhjet?!

Në kushte të kuvendit të shpërndarë dhe gjendjes së jashtëzakonshme tashmë gati dy muaj, pasiguria politike pritet të tejkalohet në takimin e liderëve pas të cilit do të dihet- nëse do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme e cila mbaron më 16 maj apo do të fillojnë të rrjedhin afatet zgjedhore. Profesori universitar, Borçe Davitkovski shprehet se nuk duhet të bëhet gjimnastikë juridike nga diçka që është shumë e qartë. Shton se në këtë rast, kryetari Talat Xhaferi duhet ta shfuqizoj vendimin e vjetër për zgjedhje më 12 prill dhe të marrë vendim të ri.

Kryeparlamentari është kryetar teknik i Kuvendit, ai bën, siç thotë, punë administrative, ai do ta anulojë vendimin e tij derisa ka mandat, derisa i ka edhe 4 vite, do ta anulojë terminin. Kjo me gjasë do të jenë në takimin e liderëve, kur krerët do të merren vesh kur të ketë zgjedhje, do ta tregojnë datën dhe atëherë do të fillojnë të rrjedhin afatet. I mbetet më pas KSHZ-së t’i organizojë zgjedhjet. Nëse pas 16 majit kur edhe kalon gjendja e dytë e jashtëzakonshme në Maqedoni, fillojnë të rrjedhin afatet. Zgjedhjet mund t’i caktojnë në fund të qershorit apo në fillim të korrikut”-tha Borçe Davitkovski, profesor universitar.

Për dekretin që doli nga takimi i fundit i liderëve të presidenti Pendarovski, pas të cilit qëndruan të gjithë liderët partiak, Davitkovski vlerëson se është i drejtë dhe i vlefshëm derisa nuk përfundon gjendja e jashtëzakonshme.

Neni 5 i dekretit të publikuar në Gazetën Zyrtare:

“Aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë nga dita e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha aktivitetet zgjedhore që janë marrë në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, konsiderohen si të vlefshme”

Me ngrirjen aktiviteteve zgjedhore KSHZ-ja u obligua që një ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallë afate të reja. Nga KSHZ thonë se janë të gatshëm t’i realizojnë zgjedhjet. Theksojnë se së pari presin të caktohet dita e zgjedhjeve dhe më pas të dërgojnë ftesë te OSBE për monitorim të zgjedhjeve. Monitoruesit e OSBE-së për shkak të pandemisë me Kovid 19 u larguan nga vendi.