Tërmeti në nëntor të 2019-tës dëmtoi Shqipërinë, “rindërtimi” ende s’është gati

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ende është larg përmbylljes.

Pas dhjetëra aftësh të shtyra, së fundmi qeveria ka vendosur në dispozicion të procesit 5 miliardë lekë të tjera.

Kjo shumë tejkalon përllogaritjet edhe qeverisë shqiptare për “rreth 1 miliardë euro nevoja”, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga fillimi i vitit e deri në fund të shtatorit, nga buxheti i shtetit kanë dalë 7.2 miliardë lekë, kryesisht për rindërtimin e pallateve. Kjo shumë është sa 78 për qind e buxhetit total të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 e deri më tani kanë dalë nga buxheti i shtetit rreth 104.5 miliardë lekë totalin e fondeve dedikuar “rindërtimit”.

Shuma e lartë u detyrua të dalë nga buxheti i shtetit pasi një pjesë e mirë e fondeve të premtuara në “Konferencën e Donatorëve” nuk u arritën të merreshin, shkruan A2, përcjell Klankosova.tv.

Që nga viti 2020, kur nisi procesi e deri më tani rezulton të jenë rindërtuar në total 2 mijë e 250 banesa individuale dhe 4 mijë e 500 apartamente.

Deri në fund të vitit planifikohet të përmbyllen punimet edhe në 105 pallate në ndërtim për të shënjuar kështu fundin e “Rindërtimit pas tërmetit.”

Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 shkallë me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, mëngjesin e 26 nëntorit 2019.

11 bashki u prekën, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë e të populluarat si Tirana dhe Durrësi. Pasojat u ndjenë, gjithashtu, në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës dhe Mirditës.

Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3 mijë persona u lënduan.