Krasniqi në shtëpinë e Thaçit e Veselit, rikthen kujtimet me familjet e çlirimtarëve

Bashkë me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamzën, në familjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ishte edhe kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Në katërvjetorin e arrestimit të tyre, Krasniqi thotë se me familjet e Thaçit e Veselit, rikthyen në kujtesë momentet më krenare me ta si familjarë e bashkëpunëtorë, njofton Klankosova.tv.

Krasniqi ndër të tjera shkruan në Facebook se “dielli do të lindë përsëri”

Lexoni më poshtë postimin e plotë të kreut të PDK-së:

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u lindën për t’i shërbyer atdheut. Fati i Kosovës, u bë fati i tyre. Rrugëtimi i tyre ndër dekada, si çlirimtarë, shtetformues dhe liderë vizionarë – është një histori e jashtëzakonshme dashurie dhe kontributi për Kosovën.

Sot, kur po bëhen 4 vite nga arrestimi i tyre nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në dy takime të përzemërta që pata me Lumen dhe Endritin, gruan dhe të birin e Presidentit Thaçi, si dhe me Violetën dhe Klestorin, gruan dhe të birin e Kryetarit Veseli – rikthyem në kujtesë momentet më krenare me ta si familjarë e bashkëpunëtorë, fjalët me peshë e rrugën që na e trasuan drejt fitoreve e sukseseve .

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë shokët e tyre do të dalin faqebardhë edhe nga kjo betejë e fundit për të vërtetën dhe të drejtën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pa dyshim, dielli do të lindë përsëri!

May be an image of 3 people and suit

May be an image of 4 people, living room and indoors