Helikopteri i NATO-s zhduket në Detin Jon

“Konfirmoj se ka pasur një aksident ku është përfshirë një helikopter që vinte nga një anije që ishte nën komandimin e NATO-s”, deklaroi kolonelja, Juanita Chang, cituar në një komunikatë të Aleancës Atlantike.

“Forcat e armatosura kanadeze (FAC) kanë shpjeguar se kontakti me helikopterin, një CH-148 Cyclone, i vendosur në bordin e një fregate NCSM Fredericton, kishte humbur ndërkohë që ai merrte pjesë në manovrat me anëtarët aleatë pranë Greqisë”, në një mesazh në Facebook dhe Twitter.

Pjesët e helikopterit kanadez të zhdukur, i angazhuar në një operacion të NATO-s u gjetën në Detin Jon mes Greqisë dhe Italisë, njoftoi një burim ushtarak grek.

“Pjesët e helikopterit u gjetën në zonën e kontrollit dhe ndërhyrjes italiane në Detin Jon dhe Greqia dërgoi një helikopter detar për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit”, theksoi i njëjti burim.