Dalje nga ky ngërç

Shkruan: Qenan Aliu

Dalje nga ky ngërç mund të kërkohet përmes nenit 110 alineja 4 e Kushtetutës. Kjo do të ishte interpretim përfundimtar autoritativ dhe kuptohet i obligueshëm për zbatim nga të gjithë. Kjo duhej të bëhej edhe më parë, por nëse kjo nuk bëhet edhe tani, atëherë në pyetje janë interesa dhe kalkulime partiake e politike.
Edhe pse interpretim të shkurt si PRECEDENT (2016) ka, por për ta përforcuar më shumë duhet të ngritet procedurë tek Gjykata Kushtetuese me urgjencë të Vendos/interpreton lidhur me NDESHJEN E KOMPETENCAVE në raport KUVEND-PRESIDENT-QEVERI(teknike), lidhur me ndryshimin e rrethanave:
– A mundet apo nuk mundet të mblidhet Kuvendi i shpërndarë,
– Çka nëse akoma vazhdon gjendja e jashtëzakonshme apo e krizës edhe pas 18 majit,
– Çka me faktin nëse ndalon gjendja e jashtëzakonshme e qeverisë (teknike0 veç më i ka skaduar mandati sipas ligjit,
– Cila përbërje e Kuvendit do të duhej ti ratifikonte vendimet e presidentit për gjendjen e jashtëzakonshme dhe Dekret me fuqi ligjore të qeverisë,
– Kush do të përcaktojë datë për zgjedhjet kurdo që të mbahen ato, kush do të sjellë Aktvendim kur për te ekskluzivisht është i autorizuar kryetari i kuvendit,
– Kush mund të konstatoj për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme kur për te në mënyrë eksplicite kompetent është Kuvendi sipas kushtetutës, edhe pse ajo është shpallur nga presidenti kur kuvendi ska mundur të mblidhet, etj etj.