Ursula von der Leyen me vizitë në Ballkanin Perëndimor, së pari ndalet në Shqipëri – vjen dhe në Kosovë

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit në Bruksel, ndalesa e radhës do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Presidentja e BE-së do të vijë në Tiranë të mërkurën, më 23 tetor, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, shkruan CNA, transmeton Klankosova.tv.

Më pas, von der Leyan do të vazhdojë turin në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.