Pacolli: Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë pa i çuar në karantinë

Deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se nuk po trajtohet siç duhet nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia që të hyjë në Kosovë pa shkuar në karantinë. A vlejnë rregullat që Albin Kurti i zbaton për të gjithë njësoj apo jo?”, është shprehur ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.

“Qeveria është turpi i vendi me lojërat e saj politike kundër atyre që mendojnë ndryshe nga ta”.