Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, “nuk i kontribuon dialogut Kosovë-Serbi”

epa09354446 Hungarian Minister of Foreign Affairs and Trade Peter Szijjarto addresses a joint press conference following a meeting of the Central Five (C5) at the Melnik Castle, in Melnik, Czech Republic, 20 July 2021. Foreign Ministers of the C5 countries -- Czech Republic, Slovakia, Austria, Hungary and Slovenia -- met to discuss cooperation in the fight against the COVID-19 pandemic, the Presidency's priorities in the context of the EU enlargement to the Western Balkans and cooperation within the Eastern Partnership. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK

“Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Ai tha se qëndrimi i Hungarisë ka qenë i qartë qysh më parë dhe i njëjti nuk ndryshon.

“Ne jemi të rrënjosur për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë kryediplomati hungarez, sipas mediave serbe.

Ai të mërkurën në Budapest është takuar me ministren e Ekonomisë të Serbisë, Adrijana Mesaroviq, me të cilën ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, para disa ditësh ka deklaruar se do të kërkohet ndihma e Hungarisë në lidhje me procesin e anëtarësimit në KiE.

Kjo deklaratë u bë pas takimit me ambasadorin hungarez në Kosovë, Bela Bozsik.

Aktualisht, Hungaria kryeson me presidencën e Bashkimit Evropian. /Klankosova.tv