Hiqen tabelat pa gjuhën shqipe në Bllacë!

Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njëjtat gjatë natës janë larguar.

Tani në hyrje të kufirit qëndron tabela e vjetër Republika e Maqedonisë së Veriut,e shkruar në gjuhën maqedonase,shqipe dhe në ate angleze.

Gjatë ditës pritet të jepen informata se kush e ka vendosur tabelën e re dhe se kush e ka larguar të njëjtën gjatë natës. /Rtk

“Siç mund ta shihni nga ana tjetër, të gjitha tabelat që nuk kanë qenë në gjuhën shqipe u larguan. E takuam njërin prej punonjësve këtu dhe e pyetëm a i kanë larguar ata që të bëhen në dy gjuhë, na tha jo. Pra, kemi një situatë absurde, nuk dihet kush i ka larguar të njejtat mbrëmë. E pyetëm a do të vendosen në dy gjuhë, na tha që nuk e di. Ai nuk e dinte as ku janë tabelat që u vendosën dje këtu në Bllacë”, ka raportuar gazetari Furkan Saliu.