Shkruan: Izet Zeqiri, rektor në Universitetin “Nënë Tereza”, në Shkup
KUOTAT NË UNIVERSITETE PUBLIKE NË AFATIN E PARË U REALIZUAN 33%, PROGRAME JO ATRAKTIVE APO MUNGESË E STUDENTËVE
Edhe pse më herët parajmërova se universitetet publike nuk mundet të realizojnë as 50% të kuotave të dhënat nga regjistrimi në afatin e parë në universitetet publike janë shqetësuese të gjitha universitetet publike kanë aritur vetëm 33% të redalizojn regjistrimin e studentëve sipas kuotave.
Akademia gjegjësishtë stafi akademik duhet të del nga zona e konfortit sepse në shumë programe studimore nuk ka student dhe vështirë se do ta arsyetojnë pagën mujore që e marin.
Arsyet duhet të studijohen cilat janë programet studimore jo atraktive, rrënia e natalitetit apo migrimi. Pikërishtë ne si intelektual duhet të japim përgjigje të argumentruar në bazë të një studimi sepse detyra e profesorit nuk është vetëm të mban ligjerata para studentëve, por edhe të jep përgjigje dhe drejtime se ka po shkon arsimi në përgjithësi.
Të dhënat për realizim të kuotave të regjistrimit duhet të jenë alafrm për qeverinë që të fillojë reforma serioze në arsimin e lartë, sfidat me të cilat duhet përballet janë:
E para, numër shumë i madhë i institucioanve të arsimit të lartë. Në vendin ton kemi mbi 18 institucione të arsimit të larte edhe ate 6 publike dhe 12 private që I bien në 100.000 banor gati kemi një universitet që është shumë.
Kemi mbi 150 fakulte respektivishtë mbi 1500 programeve studimore në shumicën e të cilave nuk ka studentë aktiv të regjistruar.
Këtu duhet të bëhet konsolidimi dhe zvogëlimi i numrit të universiteteve (kryesisht përmes integrimit të disa universiteteve ekzistuese) shembujt nga vendet skandinave, por edhe ato në Belgjika, Gjermania dhe Holanda). arsyet e bashkimit të disa institucioneve në një (shkrirje) përveç atyre financiare lidhen edhe me përmirësimin e cilësisë së punës së vetë universiteteve dhe forcimin e pozicionit dhe identitetit të tyre ndërkombëtar (sidomos në tërheqjen e studentëve).
Vendet me kapital human të kufizuar siq jemi në me rënie të natalitetit, migrimit të popullësisë, zvogëlim i numrit të studentëve, mjete financiare të limitura na obligon në reforma urgjente.
Reformat në arsimin universitar janë të nevojshme edhe nga shkaku se se numri i studentëve në gjashtë universitet publike është mbi 43.000 kurse në mbi 12 universitetet private dhe private publike është diku 8.600 dhe ditat ditës ky numër zvogëlohet.
Shumë universitete private nuk kanë qëndrueshmëri financiare dhe kanë problem me kuadër por ajo që është më rëndësishme është cilësia e studimit psh në universitet publike diplomimi i studentëve është diku 13% kundrejtë universiteteve private është mbi 26%, numri i të diplomuarve që fletë shumë për mos implementim të mekanizmave dhe standarve të cilësisë.
E dyta është financimi i arsimit të lartë, qeveria të miratojë një model të ri financimi për të cilin është e nevojshme të miratojë një strategji për financimin e arsimit të lartë në përputhje me analizat dhe nevojat e shtetit për financim dhe sigurim të cilësisë në arsimin e lartë.të miratohen kriteret e qarta për financimin e veprimtarisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Të sigurohet autonomi më e madhe e universiteve në menaxhimin financiar përveç kritereve të hyrjes apo inputeve, duhet të përdoret edhe kriteri i autputit për financimin e institucioneve të arsimit të lartë.formula për financim i përfshinë kriteriumet hyrëse dhe dalëse: studentët e regjistruar, të diplomuar, punësimi, hulumtimet, studentët e doktoratës, publikimet citimet.