Shkruan: Muhamed Halili
Një deklaratë e para disa ditësh e kryetarit të Gjykatës kushtetuese të Maqedonisë zotit
Darko Kostadinovski në lidhje me rishqyrtimin e pozitës kushtetuese të Ligjit për
përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë fill pas dhënies së mendimit për
këtë ligj nga ana e Komisionit të Venedikut i nxiti gjakrat e përfaqsuesve të partive
politike të pozitës, e në veçanti opozitës duke e sulmuar koalicionin VLEN për kinse
mospasjen e aftësive për mbrojtjen e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe prej partnerit të tij
të koalicionit VMRO-DPMNE.
Historia na mëson se i ashtuquajturi Front evropian shumënacional, përfshi këtu edhe
bullgarët me 35 00 qyetarë në Kushetutë dhe një numër të madh funksionarësh
shtetëror maqedonas me shtetësi bullgare, me disa pjesë të disa popujve me nga 850-
900 qytetarë të përkrahur fuqimisht nga funksionari azilant Gruevski e mbaruan me turp
mandatin e tyre politik duke shpallur dhe ndare tendera, duke punësuar motra, vajza
,djem e dhëndorë dhe familjarë në MEPSO, M_NAV dhe prokurori e gjyqësi, duke e
privatiizuar dhe partizuar shtetin e jo të merren me statusin e gjuhës shqipe për të cilën
gjë populli shqiptar edhe i kishte votuar.
Opozita e cila pas 23 vitesh të gjata të “ mjaltit” rëndë e përjeton të mos qenunit afër
kosheres së mjaltit qeveritar dhe lëpirjes së gishtave që dalin nga ai mjaltë, po përpiqet
ta bind qytetarin e rëndomtë se çfarë e keqe e ka “gjetur” shqiptarinë me ikjen e këtyre
“patriotëve evropianë” multietnik nga pushteti monoetnik pa bullgarët në Kushtetutë dhe
gjuhën shqipe “të rrezikuar “ nga ish partnerët e tyre qeveritarë, udhëhequr nga
Gruevski pastaj nga Zoran Zaev, ish kryeministri maqedonas me shtetësi bullgare (siç
shkruajtën disa portale).
Ishin këto vite të bujshme ku çdo i dyti funksionar i BDI-së prej brekëve me arna kaloi
në kostume “Boss”, shtëpia të stilit evropian dhe luks parisien dhe vila si dhe qëndrime
në resortet më të shtrenjta botërore.
Dhe të gjitha këto i bënë pasi i gënjyen shqiptarët se ata mëtojnë të bëjnë bashkimin e
shqiptarëve dhe “çlirimin” e tyre nga sllavët.
Për ta kuptuar këtë më mirë do të mundohem të bëjë një retrospektivë të ngjarjeve të
historisë së “ shqipes zyrtare” në Maqedoni si dhe shqiptarëve popull shteëformues sië
shpesh e afirmonte Tirana zyrtare e Edi Ramës.
Më 17 korrik 2001 televizioni A1 informon se të dërguarit special të BE dhe SHBA
Leotar dhe Perdju e dorëzuan versionin e fundit të platformës së tyre për ndryshime
kushtetutare. "
Sa më kujtohet, gjë që mund të vërtetohet edhe në materialet arkivore të televizioneve,
Leotar dhe Perdju atëbotë mbajtën një konferencë për shtyp ku e sqaruan platformën e
bisedimeve.
Sipas propozimeve të tyre gjuha shqipe e merr statusin e gjuhës së dytë zyrtare. Këtë
Perdju e arsyetoi edhe si mirënjohje të tyre ndaj kryetarit të PDSH-së Arben Xhaferi
për bashkëpunimin dhe dëgjueshmërinë e tij me komunitetin ndërkombëtar në kohën
kur PPD dhe kryetari i saj Imer Imeri nuk ishin shumë bashkëpunues dhe refuzonin t’i
dënojnë udhëheqësit e konfliktit dhe refuzonin t’i shpallin terroristë,
Perdju agresiv kishte respekt të madh për Arbërin dhe bashkëpunonte vetëm me te,
Havier Solana e çmonte Imer Imerin si njeri të sinqertë përderisa Leotar kishte
bashkëpunim të ngusht me mua në bazë të frankofonisë dhe pozitës sime si
zavendësministër i jashtëm.
Propozim-zgjidhja për çështjen e gjuhës (i cili propozim praktikisht do të thoshte
shpallje e gjuhës shqipe për gjuhë të dytë zyrtare), e solli dialogun në krizë sepse
paraprakisht kishte një qëndrim të pranuar gojarisht nga përfaqsuesit e luftës që
Maqedonia të shpallet shtet unitar.
Shqipja, gjuhë e dytë zyrtare faktikisht i hapte dyert federalizimit të shtetit, gjë që
maqedonasit e kundërshtonin me ngulm.
Propozimi që mbrëmë e dhanë Leotar dhe Perdju ishte i papranueshëm për VMRO-
DPMNE dhe LSDM. Kryetari Boris Trajkovski me bisedat telefonike me disa shtetarë
botëror u ka sqaruar se ajo çka e ofrojnë lehtësuesit Leotar dhe Perdju faktikisht do të
thotë federalizim i shtetit, se është jashtë kornizës së dialogut bazë e të cilit janë
propozimet e Badinter.
Paralelisht këtyre deklaratave një grup i madh prej 500 intelektualësh maqedonas
hartuan një Memorandum kundër propozimit të paraqitur për shpalljen e shqipes gjuhë
të dytë zyrtare dhe kërkuan nga presidenti Trajkovski dhe partitë politike maqedonase ti
ndërpresin bisedimet.
Draft versionin e fundit mediumet maqedonase si dhe intelektualët e politizuan në
paskajshmëri si problematik dhe draftin si një mbështetje të hapët e lehtësuesve Leotar
dhe Perdju kërkesave shqiptare dhe si një dështim të platformës Badinter mbështetur
fuqishëm nga partitë politike maqedonase dhe si një mundësi shkatrimi të shtetit.
Kryeministri Georgievski shkoi edhe më tej në cilësimet e tia duke deklaruar se kjo
platformë është ofruar në "stilin e kaubojve" nga ana e përfaqsuesve Leotar dhe Perdju.
Kjo ka qenë data më kritike e vazhdimit të bisedimeve maqedono-shqiptare në vitin
2001.
Shtatëmbëdhjet vite më vonë ambasadori Pardew boton librin e tij "Krijuesit e paqës:
lidershipi amerikan dhe fundi i gjenocidit në Ballkan" ( Peacemakers: American
Leadership and the End of Genocide in the Balkans) ku një kaptinë ia përkushton edhe
nënshkrimit të Marrëveshtjes së Ohrit. Sipas tij si kusht për tu arritur paqa në Maqedoni
kanë qenë dy kushte: statusi plotësisht i barabartë i gjuhës shqipe me maqedonishten
dhe fuksionimi i policisë lokale si dhe disa probleme sekundare siç ka qenë edhe
Preambula e Kushtetutës.
Një kokëdhimbje të posaçme ka shkaktuar statusi zyrtar i gjuhës shqipe për të cilin
edhe vetë Pardew ka pasur dilema se a duhet të jetë ashtu dhe për të cilin pala
maqedonase as që ka dashur të diskutojë.
Kthesa në bisedime është bërë, shkruan Pardew, (që e dëshmon edhe Imer Imeri në
intervistë e që edhe ambasadori francez Terral ma pat thënë në Luksemburg në vitin
2010) më 16 korrik 2001 në ditën e festimit të pavarësisë franceze kur pas kritikave të
ashpra drejtuar Arben Xhaferit nga ana e Pardew se shqiptarët kanë parashtruar
kërkesa joreale ky i fundit ka pranuar të bëjë lëshime dhe pranojë pozicion më të dobët
të gjuhës shqipe dhe të tërhiqet nga kërkesa për kontroll të tërësishëm të policisë
lokale.
"Shqiptarët pranuan draft-tekst me të cilin shqipja bëhet gjuhë e dytë zyrtare por jo të
niveli të njejtë. I thashë Xhaferit se poqese më jep garanca se të gjithë liderët shqiptarë
do ta pranojnë propozimin, do t’ia ofrojmë kryetarit si shansë më të mirë për
marrëveshtje. Disa orë më vonë Xhaferi u paraqitë me garanca….megjithatë për
shqiptarët statusi i gjuhës së tyre ishte prioritet parësor…" ( Pardew, 2018).
Më 29 korrik 2001 liderët shqiptarë Imer Imeri dhe Arbën Xhaferi tentojnë ta bindin
kryetarin Trajkovski që ta pranojë statusin e barabartë zyrtar të shqipes me
maqedonishten si kusht për çarmatimin e UÇK-së por ai e refuzon këtë. Në mbrëmje të
29 korrikut pala shqiptare pranon kompromisin që GJUHA SHQIPE TË KETË
STATUSIN E GJUHËS ZYRTARE POR QË NË TEKSTIN E MARRËVESHTJES MOS
QËNDROJ SINTAGMA "GJUHA SHQIPE" (por 20%). Më 31 korrik 2001 të dy palët e
pranojnë kompromisin e gjuhës por Georgievski kërcënon me lëshimin e bisedimeve.
Me mbarimin e bisedimeve shqiptaro-maqedonase teksti I Marrëveshtjes së Ohrit në
pikën 6 të titulluar “edukimi dhe përdorimi I gjuhëve” duket si vijon
. Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare
është gjuha maqedonase. 5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e
popullatës, po ashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e
Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të
përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B.
Këtë pjesë të Marrëveshtjes së Ohrit forcat politike nqë e negocuan Marrëveshtjen
(PDSH dhe veçanërisht PPD)uk e quajtën ndonjë fitore të madhe politike mor pjesë të
kompromisit për ndarjen e luftimve dhe fillimin e paqës.
Mbarimi I konfliktit ishte imperative ynë sepse lufta zhvillohej në tokat e banuara me
shqiptarë ku artileris maqedonase shkatroi mbi 15.600 shtëpi banimi dhe jetën humbën
një numër I konsiderueshëm I të rinjëve.
Gjuha jonë sa e mirë, Sa e ëmbël sa e gjerë, Sa e lehtë sa e lirë’