Dafina Zeqiri po paralajmëron këngë të re, pak ditë pasi konfirmoi ndarjen.
Dafina Zeqiri së fundi konfirmoi ndarjen nga DJ Geek, pak kohë pasi e kishin bërë publike lidhjen.
Por, përmes postimeve të fundit, këngëtarja ka dhënë sinjale se po përgatit një këngë të re, ani pse nuk dha shumë detaje rreth saj.
“Une e di qe ty t’mundon…..”, ka shkruar ajo në një postim, e në tjetrin ajo ka një pyetje “A JE PENDU…”.
Të gjitha këto duket se janë fragmente të shkëputura nga kënga e re e Dafinës, pasi ajo nuk e ka ndalur punën për projektet e reja edhe gjatë pandemisë.
Dafina Zeqiri javë më parë publikoi remiksin e këngës “Lule Lule”, të cilën e ka në bashkëpunim me Lumi B.