Kurti: Në ShBA kërkova më shumë trysni ndaj Serbisë për Radoiçiqin

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo's prime minister on Friday welcomed a NATO decision to bolster its troops in the volatile Balkan region, saying last weekend's shootout that left four people dead illustrates Serbia's attempts to destabilize its former province with the help of ally Russia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë kërkesë që bota perëndimore t’i bëjë më shumë trysni Serbisë për dorëzimin e Milan Radoiçiqit.

“Para katër ditësh u mbushën plot 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë, kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Për këtë sulm, Serbia ende nuk është mbajtur përgjegjëse, dhe vijon të mos dorëzojë drejt autoriteteve tona, kryekriminelin e saj, Milan Radoiçiq”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Edhe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në takimet bilaterale me senatorë e kongresistë amerikanë, në margjina të Konventës së Demokratëve kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste e destabilizuese të Beogradit zyrtar dhe individëve përkatës, përgjegjës”.