Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se takimi me shefin e CIA-s, William Burns, ka shkuar shumë mirë.
“Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, deklaroi Kurti sot kur e pyet para gazetarëve gjatë përurimit të renovimeve në Klinikën Emergjente në QKUK, njofton Klankosova.tv.
Tutje ai shtoi se kjo është edhe një dëshmi në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-në “për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë si dhe të paqes e stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.
Krei i qeverisë kosovare takimin me shefin e CIA-s e mbajti të premten e kaluar.