Hoti i takon përfaqësuesit e AAK-së

Avdullah Hoti që mori pajtimin e partisë së tij që të jetë mandatari i krijimit të qeverisë së re po mban takim me përfaqësuesit e AAK-së.

Klan Kosova mëson se takimi po mbahet në objektin e Kuvendit dhe se nga AAK-ja është ish-këshilltarja e Haradainajt, Meliza Haradinaj.

Nga takimi i kaluar dy krerët e partive thanë se kanë rënë dakord se Kosovës i duhet një qeveri e re.