Netanyahu thotë se Izraeli është “i vendosur të bëjë gjithçka për ta mbrojtur vendin”

Benjamin Netanyahu, Israel's prime minister, during a news conference to present a cost of living plan in Jerusalem, Israel, on Wednesday, Jan. 11. 2023. Israel has raised interest rates to their highest level since 2008 and indicated theyll remain elevated for some time. Photographer: Kobi Wolf/Bloomberg via Getty Images

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte “i vendosur të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin “, në një takim me kabinetin e tij të sigurisë të dielën, ku aii u zotua “të mbajë një rregull të thjeshtë: kushdo që na lëndon – ne e lëndojmë atë”.

“Këtë mëngjes ne zbuluam përgatitjet e Hezbollahut për të sulmuar Izraelin. Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit, ne udhëzuam IDF-në (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) që të veprojnë në mënyrë proaktive për të hequr kërcënimin”, tha ai, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Netanyahu shtoi se IDF-ja që atëherë “po vepronte fuqishëm për të penguar kërcënimet” dhe tha se forcat “shkatërruan mijëra raketa që synonin veriun e vendit”.