Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Në takim, siç njofton Kryeministria, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet dy vendeve, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm si dhe për bashkëbisedimin e ditës së sotme”, u tha në njoftimin e shkurtër për media. /Klankosova.tv