“Ne do t’i ruajmë Ujmanin dhe Vallaçin, megjithë dëshirat e atyre që nuk kanë ruajtur asgjë dhe që presin me padurim vuajtjen e vendit të tyre dhe njerëzve, në mënyrë që ata të sulmojnë pushtetin.
Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Deklarata e tij erdhi pas asaj të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në ditën e tretë qëkur Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO) votoi se operatori i sistemit të transmisionit të Kosovës KOSTT mund të funksionojë në mënyrë të pavarur.
“Nëse dikush mendon se është koha që dikush të marrë fizikisht Vallaçiqn dhe Ujmanin , unë ju lutem mos e bëni atë “, raporton Kossev.