Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për grafitin e dytë që është shkruar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Në platformën X, ai ka theksuar se ky grafit është pjesë e kërcënimeve të serbëve ndaj shqiptarëve në Bujanoc.
“‘Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’. Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc”.
“Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Bislimi. /Klankosova.tv




